Monday, September 23, 2024
spot_img

Ori Nebijaj kapet ‘mat’/Kush është djaloshi 10 vite më i vogël që përflitet për një lidhje dashurie

- Advertisement -..

Moderatorja Ori Nebijaj është përpjekur gjithmonë që jetën e saj private ta mbajë larg vëmendjes së mediave.

Mirëpo sëfundmi Ori është kapur ‘mat’ në krahët e një djali. Ata janë bërë bashkë në një eveniment në kryeqytet, ku kanë qëndruar bashkë sikurse mund ta shihni në foton e mëposhtme. Ajo shihet e qeshur teksa djali krah saj e vështron i përqendruar.

Por, kush është personi në fjalë, i cili fillimisht është paksa i vështirë për t’u identifikuar, sepse ka syze.

Bëhet fjalë për të riun me emrin Dean Çelaj. Ai është 25 vjeç, rreth 10 vite më i ri se prezantuesja. Çelaj është i biri i biznesmenit Dritan Çelaj dhe ka mbaruar shkollën në Harvard. Pak informacione dihen rreth Deanit, i cili disa muaj më parë ishte i ftuar pikërisht në emisionin e Orit, në “Wake Up”. Ai ka themeluar platformën “Akademia.al”, për të cilën mori një çmim edhe nga Këshilli Europian dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse mori një ftesë për në emisionin e mëngjesit.

Nga vetë dy protagonistët nuk ka ende asnjë konfirmim, por fakti që kanë filluar të shfaqen bashkë në kryeqytet, tregon se ata nuk fshihen më. Ndërkohë, ditët e fundit portalet kanë publikuar lajmin se Ori dhe djali 10 vite më i ri janë në një lidhje dashurie. Duket se kjo foto së bashku shton edhe më shumë dyshimet se mes dy të rinjve ka më shumë sesa një miqësi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X