Oriola Marashi është një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar dhe kjo jo vetëm për fotot provokuse dhe format seksi, por edhe për jetën e saj private.
Modelja i dha fund rreth një vit më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda. Pas kësaj romance, Oriola nuk ka preferuar të japë për publikun detaje nga jeta e saj personale. Megjithatë ajo vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku merr edhe vëmendje të madhe. Së fundmi ajo ka postuar një video në profilin e saj në TikTok, ku i këndon “dashurisë së vjetër.”
“Ti je dashuri dhe pozitivitet. Ty vetëm të të shikojë njeriu ndihet mirë, lëre të rrijë me ty e të bëjë muhabet apo ndonjë gjë. Ah dashuri e vjetër, t’kisha lënë n’dorë t’dikujt tjetër, edhe pse të lashë dikur, të të harroj nuk munda kurrë.”- thotë Oriola gjatë videos, e cila dashur padashur mund të lidhet edhe me romancën e saj të fundit që ka pasur publike.
Por miqtë treguan se çifti ishin ndarë, duke prishur planin që kishin bërë për martesë. Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.