Britney Spears është në pritje të ëmbël.
Ylli i pop muzikës po pret fëmijën e saj të tretë, të parin me të fejuarin e saj Sam Asghari.

Pak javë pasi zbuloi lajmin, Britney mori një vendim të papritur.
Ndryshe nga Rihanna që ka ekspozuar vazhdimisht barkun e rrumbullakosur, Spears si duket ka vendosur ta kalojë larg mediave e rrjeteve sociale këtë periudhë, pasi ka lajmëruar se po mbyll llogaritë e saj.
“Po pauzoj për pak kohë nga rrjetet sociale. Ju dërgoj shumë dashuri dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”, kishte shkruar Spears në postimin e saj të fundit, të dielën (24 prill).