Veshja ideale për këtë kohë është komplekse.Jemi në një kohë të shkurtër që nuk duhet të vishemi as trash as shumë hollë.Ky është kombinimi më i vështirë dhe shpesh themi “nuk kemi çfarë të veshim këtë kohë”
Por është një “sekret” që na ndihmon për tu veshur praktik me stil dhe fiks për kohën në prag të stinës së verës dhe ky sekret janë pantallonat e bardha.
Pantallonat e bardha bëhen “skip” në muajt e dimrit kështuqë tani është koha e duhur për ti veshur dhe për ti kombinuar me këmisha ose me bluza slim fit.
Tani nese nis ditën dhe thua sdi çfarë të vesh për këtë periudhë kujto pantallona të bardha dhe e zgjidhët gjithçka.Pantallonat e bardha kombinohen shumë mirë me bluza slim fit dhe do jeni shumë komode.Ka disa prerje dhe modelesh të pantallonave të bardha. Hidhi një sy poshtë tendencave:
Ndër risitë e koleksioneve të reja bien në sy pantallonat elegante të bardha: ato me bel të lartë apo modelet e gjera të cilat mund të vishen nga mëngjesi në mbrëmje dhe që e transformojnë pamjen sipas llojit të këpucëve me të cilat vishen.
Por sigurisht që nuk janë të vetmet! Pantallona lëkure të gjera, super të ngushta, por edhe modele verore lino ose pambuk shumë të lehtë, perfekte për sezonin e nxehtë që po vjen. Mjafton të bëni një xhiro nëpër raftet e dyqaneve për të kuptuar se ka një pafundësi propozimesh, për t’u dukur më casual edhe me veshjet më informale.