Dashi
Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të kapeni nga gjykime të gabuara dhe të keni efekt të kundërt.
Demi
Dita do ju japë një potencial të madh dhe do dëshironi të ndryshoni shumë gjëra. Ju duhet të ndiqni një ritëm aktiv dhe të shpëtoni nga çdo gjë konservatore që mund të dalë para.
Binjakët
Aspektet e sotme pozitive do t’ju sjellin zhvillime shumë të mira në shumë çështje që ju shqetësojnë. Do t’ju paraqiten disa mundësi që duhet t’i shfrytëzoni menjëherë.
Gaforrja
Stresi nuk ju bën të mendoni logjikisht sot. Kjo situatë sjell vonesa por edhe bezdi, të cilat do ju largojnë nga planifikimet tuaja dhe do ju bëjnë të humbni kontrollin.
Luani
Skenari planetar sot mund të ju vendosë në një situatë ku teoria do të jetë larg praktikës. Mos i shtyni detyrat që keni planifikuar të bëni dhe mos u humbni në mendimet tuaja.
Virgjëresha
Disa çështje mund të lindin sot që ju nuk do të jeni në gjendje t’i kontrolloni plotësisht. Sigurohuni që të bëni lëvizjet e duhura, të merrni kontrollin e situatës dhe të dini se si të ecni në të ardhmen.
Peshorja
Stresi dhe presioni intensiv që ndjeni do të krijojnë një bllokim të vogël këtë të shtunë dhe nuk do keni mundësi të përballoni të gjitha detyrimet tuaja. Bëni gjëra që do t’ju qetësojnë.
Akrepi
Sot mund t’ju duhet të rishikoni disa nga mendimet ose planet tuaja. Ndonjëherë, të dhënat tuaja mund të ndryshojnë dhe ju duhet të përshtateni për të përfituar sa më shumë nga kjo.
Shigjetari
Sot do të zbuloni se fusha të ndryshme të jetës tuaj janë mjaft të ngarkuara dhe do të duhet të merrni vendime për disa ndryshime. Këto gjëra duket se do tju lehtësojnë pak.
Bricjapi
Përfitoni nga gjendja juaj dinamike dhe bëni maksimumin për çështje që kanë mbetur në pritje. Qëllimet shoqërore kërkojnë manovra të zgjuar dhe jeta juaj personale do t’ju kërkojë të bëni një sakrificë.
Ujori
Është mirë të bëni sqarime për njerëzit përreth jush dhe të flisni për gjithçka që ju shqetëson, duke lehtësuar pak shpirtin dhe mendjen tuaj. Gjendja financiare duket shumë e mirë.
Peshqit
Sot është ditë e mbarë për realizimin e qëllimeve tuaja. Bëni një plan të mirë dhe mos e lini atë për shkak të detyrimeve. Fundjava do ju japë energji të reja për ditët në vijim.