Monday, December 9, 2024
spot_img

Partnerja i jep lajmin e bukur Mevlanit; së shpejti do bëhen prindër

- Advertisement -..

Banori i “BBVK”, Mevlan Shaba, ndau një rrëfim emocionues gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme. Ai foli për sfidat e tij të jetës, përfshirë fëmijërinë, sakrificat e familjes, përvojën e tij jashtë vendit, dhe betejën me depresionin. Mes të tjerash, ai tregoi se ka gjetur dashurinë e tij të madhe.

Në këtë rrëfim, Mevlani zbuloi se është në një lidhje dashurie me një person që nuk është i njohur për publikun, ashtu siç kishte dëshiruar gjithmonë.

Partnerja e tij e surprizoi duke ardhur në spektakël për t’i dhënë një mesazh të veçantë, si dhe për të ndarë një lajm të gëzueshëm: ata presin të bëhen prindër për herë të parë.

Jam shumë e lumtur që gjeta njeriun e zemrës,” tha ajo.

Çifti nuk e zbuloi ende gjininë e foshnjës, duke shtuar se është ende herët për ta bërë këtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X