Në shenjë proteste ndaj deklaratës skandaloze që bëri për të atin e ndjerë të Luizit, shumë njerëz kanë nisur ta heqin Kejvinën në rrjetet sociale, duke e bllokuar, reportuar, apo mos e ndjekur më. Nga një vëzhgim i thjeshtë që ‘Icon style’ nga mbrëmja e djeshme pas debatit deri sot ajo kishte humbur të paktën 5 mijë ndjekës.
Mirëpo “si me magji” brenda pak minutave ndjekësit e Kejvinës u “rritën” ndjeshëm. Konkretisht, banorja e “BBV” brenda pak minutave “fitoi” mbi 10 mijën ndjekës. Mënyra se si i ka “fituar” është mjaft e qartë, duke pasur parasysh edhe kohën e shkurtër brenda të cilës u shtuan ndjekësit.