Kanë kaluar vetëm një muaj kur në rrjete sociale qarkulloi me shpejtësi një video ku reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, goditi me grushte ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.
Sot, pas kësaj ngjarje ka ndodhur një tjetër sherr mes reperave. Mësohet se Arkimed Lusha i njohur si Stresi ka rrahur keq një tjetër ish-anëtar të TBA-së, Benardin Simonin të njohur si Biiemtii . Këtë ngjarje e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një story në Instagram.
“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri,”-shkruan Stresi krahas një fotoje të përgjakur të BMT-së.
Pas kësaj ngjarje, Stresi ka realizuar një “live” në Instagram me Noizyn, ku ky i fundit e pyet me ironi çfarë kishe bërë sot.
“Uroj me kaq o zemra se…,”-dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it.
Ndërkohë nga ana tjetër Stresi i është përgjigjur se e ka familjen më të shenjtë.
“Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”-thotë Arkimedi.