Aktori Olsi Bylyku i është kundërpërgjigjur deklaratave të koleges së tij Cubi Metkaj, e cila e cilësoi si atë “aktorin më të keq.”
Kjo e fundit tha disa ditë më parë në një intervistë se sipas saj Olsi Bylyku është aktori më i keq në emisionin e humorit “Klanifornia.”
“Aktori më i keq për mua është Olsi Bylyku. E thashë se plasa, ta marri vesh pra Olsi. Unë jam e sinqertë…”- tha Cubi.
Gjatë ditës së sotme aktori publikoi në Instastory një foto krah Cubit, teksa janë në prova, duke ironizuar deklaratën e saj.
“Kënaqësi kur punon me aktorë të mirë! @cubimetkaj Aktorja më e dobët e Klanifornia.”- shkruan Olsi krahas fotos.
Fotoja është ripostuar edhe në llogarinë e Cubit e cila ironizon duke shkruar: “Foli ky kënëgtari”, shoqëruar me një emoji.