Oni Pustina, një prej emrave më të njohura për publikun shqiptar pas shumë vitesh është rikthyer në ekranin shqiptar si postieri i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.
Shpesh herë ai është kritikuar nga fansat e tij, për arsye se nuk flet për jetën personale, nëse është akoma “beqar” apo i martuar. Në daljet e tij publike ai rrallë herë ai ka folur për familjen dhe jetën private, e kjo për shkak së dëshiron që të jetë larg syrit te mediave dhe publikut.
Megjithëse ai për të shuar gjithë këtë “zhurmë” të krijuar ka postuar një foto ku është i shoqëruar nga partnerja e tij së bashku me të bijen.
Oni qëndron larg vëmendjes mediatike, pasi është përqendruar më shumë te familja që ka krijuar me balerinën, Linda Poda. Çifti që u njoh në “Dancing with the stars”, shumë vite më përpara dhe ata janë prindër të një vajze.
Pustina dhe Linda kanë zgjedhur jetën e qetë sidomos vitet e fundit, mesa duket kanë dashur që të mbajnë në privatësi rritjen e së bijës. Ish-postieri i Maria De Filipit dhe balerina elegante edhe pse shumë rrallë publikojnë foto nga jeta e tyre familjare duken se janë mjaft të lumtur.