Pasuria aktuale e Drake, mjafton që ai dhe dy breza pas tij të jetojnë një jetë luksoze.
Së fundmi, Kylie Jenner u kritikua ashpër për një fluturim të shkurtër që zgjati vetëm 3 minuta me avion.
E njëjta situatë është përsëritur edhe me Drake, reperi kanadez sapo “u sulmua” nga Twitter pasi ai fluturoi nga Toronto në Hamilton.
Llogaria famëkeqe e Celebrity Jets në Twitter ndjek historinë e fluturimeve të njerëzve të famshëm dhe avionët e tyre personalë luksozë. Ne e kuptojmë se Drake është i zënë, por kjo ka kaluar kufirin.
Ne themi, bëni çfarë të doni nëse keni para dhe mos i gjykoni të tjerët nëse nuk jeni në të njëjtat pozita. Por çështja këtu duket të jetë shumë më tepër në lidhje me sjelljen e Drake kur bëhet fjalë për reduktimin e gjurmës së karbonit. Drake është një aktivist i njohur që mbështet luftën kundër ndryshimeve klimatike, megjithatë ai bën gjëra të tilla.
Më herët Kylie Jenner publikoi një foto krah Travis Scott ku dukeshin në mes dy avionëve. Në një kohë kur trafiku sa vjen e rëndohet, bilioneria kishte një dilemë:me cilin nga avionët të udhëtojë?
“Do të marrim timin apo tëndin,”-shkroi pronarja e “Kylie Cosmetics” krahas fotos referuar avionëve.
Të shumtë ishin ndjekësit në seksionin e komenteve të bilioneres të cilët “e masakruan” me komente të tipit: Ndotja e mjedisit, me cilin avion do e ndosim mjedisin sot etj.
Ky reagim i tyre erdhi pasi një përdorues i Twitterit zbuloi se udhëtimi i ndërmarrë nga Kylie me avion zgjati 12 minuta gjithsej, bashkë më uljen dhe ngritjen. Udhëtimi në Camarillo, Kaliforni e pa avionin në ajër për vetëm tre minuta.