Megi Pojani di shumë mirë të tërheqi vëmendjen! Me thashethemet e fundit bukuroshja dhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare Endri Çekiçi janë kryefjala e medias rozë duke u përfolur për një romancë mes tyre.
Si çift i mundshëm i ri i showbizit janë pritur shumë mirë dhe duken një çift shumë simpatik. Megjithatë dyshja nuk ka konfirmuar asgjë edhe pse foto të tyre konfirmojnë që shoqërohen bashkë.
Së fundmi Megi dhe futbollisti kanë zgjedhur ishujt e Afrikës Lindore, pikërisht destinacionin e largët për të festuar këtë raport të ri që kanë nisur.
Gjithësesi këtë herë emri i Megi shihet krah reperit të njohur nga Kosova, Don Xhoni. Ishte ky i fundit ai që publikoi një foto ku shihet me aktoren që e përqafon. Por, bëhet fjalë thjesht për një bashkëpunim pasi Megi do jetë protagoniste në videoklipin e ri të artistit.