Një tjetër çift i mundshëm është duke qarkulluar në mediat rozë, dhe bëhet fjalë për Erjola Doçin dhe Lumbardh Salihu. Burime për “Prive” kanë konfirmuar se mes Erjolës dhe Lumbardhit ka diçka më shumë se shoqëri, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur lidhjen larg syrit të mediave dhe paparacëve, dyshimet janë rritur.
Madje, ata kanë marrë pjesë në një projekt të përbashkët për një film që po xhirohet aktualisht. Por, Lumbardhi vendosi të tërhiqej nga ky projekt në momentin e fundit, për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pagesën. Pavarësisht se dyshja nuk e ka konfirmuar ende publikisht lidhjen e tyre, afërsia dhe dinamika mes tyre po krijojnë dyshime. Më herët moderatorja është përfolur për një lidhje me reperin Azet.
Madje, një video qarkulloi, ku dyshja ndodhen bashkë në një makinë bëri xhiron e rrjetit. Mirëpo, Erjola mohon të jetë vajza në video, edhe pse ngjashmëria është e madhe teksa ishte e ftuar në një intervistë, Erjola u shpreh: “Jo nuk jam unë ajo, vendosni syzet, unë jam një person krejt tjetër”.
Megjithatë para kësaj deklarate, bëri një tjetër deklaratë që binte ndesh. “Kjo është një video e imja në Snapchat dhe fatkeqësisht unë nuk e kam Snap-in. Nuk e di si më është vjedhur. Momentalisht kam vetëm Instagram-in dhe WhatsApp-in. Ky është shoku im. Kemi qenë miq. Nuk kam qenë në një lidhje me të dhe video-ja duket që është miqësore”- është shprehur ajo.
Mimikat e saj e tradhtuan teksa la të nënkuptohej se mes tyre ka pasur ose vërtetë ka diçka. Jeta private e Erjola Doçit ka qenë gjithnjë në sytë e publikut. Moderatorja ka folur për herë të parë në lidhje me ndjenjat dhe historitë e saj. E historia më e rëndësishme ka qenë pikërisht një raport toksik për të. Vetë konkurrentja zbuloi se ishte dhunuar nga ishpartneri. Me lot në sy, tregoi se nga dhuna e partnerit e ka gjetur veten te dyert e spitalit.
Por ishpartneri i Erjolës, gjithashtu, është një emër i njohur për publikun. Miqtë pranë Erjolës, shprehen se të gjithë i dinin problemet që dyshja kishte, që kryesisht vinin nga xhelozia e ishpartnerit ndaj moderatores. Shpeshherë raporti është shkëputur dhe ka rinisur përsëri, duke u përpjekur për ta përmirësuar lidhjen, megjithatë gjithnjë përfundonte me dhunë, duke qenë Erjola ajo që e pësonte. Gjithçka ka përfunduar, kur moderatorja kishte vendosur që t’i jepte fund njëherë e mirë, kësaj lidhjeje, pas një episodi të dhunshëm që kishte ndodhur. Pas kësaj lidhjeje, djaloshi në fjalë është përfolur shpesh në rrjet.
Madje vitin e shkuar, emri i tij u bë publik gjatë përleshjes fizike që dy vajza të njohura në rrjet kishin mes tyre. Që pas ndarjes së vështirë që Erjola pati me të djalin e njohur, preferoi që mos të fliste më kurrë. E pas disa aventurave që ajo ka pasur me djemtë të famshëm, duket se këtë herë, moderatorja është hedhur në krahët e Lumbardhit.