Friday, December 6, 2024
spot_img

Pas martesës dhe jetës ‘sekrete’ në Vjenë, Greta Koçi merr vendimin e papritur

- Advertisement -..

Jeta e Greta Koçit ndryshoi totalisht, kur ajo u shpërngul nga Tirana, për të nisur një jetë të re në Vjenë, me një status të ri. Tashmë që duket se “muaji i mjaltit” mbaroi, këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet muzikës. Prej kohësh, ajo e kishte lënë në plan të dytë muzikën, duke iu dedikuar plotësisht bashkëshortit të saj dhe përshtatjes me jetën e re në Austri. Por, kjo shkëputje nuk zgjati shumë dhe Greta ka vijuar me karrierën, aty ku e la përpara se të largohej. Përmes një postimi në “Instagram”, ku duket vetë ajo në një studio, Greta i ka pyetur ndjekësit nëse duan ta publikojë këngën e re apo jo? Kështu shkëputja ka përfunduar për të, duke dashur të alternojë jetën e re si bashkëshorte dhe karrierën si këngëtare.

Për këngën e re ajo ka mbërritur në Tiranë, ku dhe ka më lehtësira për ta realizuar, ndryshe nga tregu europian në të cilin ajo jeton, që ka vështirë për një artist, sidomos të panjohur në këtë treg. Prej shumë vitesh, ajo i mungonte ekranit, duke marrë një periudhë pauze, për të shijuar kështu dashurinë e saj dhe jetën e re me statusin e martuar.

Por duket se rikthimi paska qenë më i shpejtë sesa prisnim. Muajin e kaluar artisja iu rikthye edhe netëve “live”. Natyrisht që pas shkëputjes nga tregu, Greta nuk këndon më në klubet më në zë, por në vende disi më të panjohura. E fill pas rikthimit si këngëtare e netëve “live”, ajo tashmë po punon për këngën e re, që pret ta rikthejë edhe njëherë në majë. Pas zhdukjes prej kohësh nga rrjetet sociale, mediat dhe projekteve të reja, këngëtarja zbuloi vetë se ishte martuar dhe kishte nisur një jetë të re në Austri. Këngëtarja Greta Koçi gjatë një interviste televizive ka pohuar se tashmë është martuar dhe ka një jetë të re në Vjenë. Ajo tha se është shumë e lumtur, dhe se bashkëshorti i saj është me origjinë shPas martesës dhe jetës si e panjohur në Vjenë, Greta Koçi kërkon edhe njëherë suksesin në Tiranë qiptare.

“Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri. Më duket sikur po marr frymë më lirisht.Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Djali e bën jetën e vetë këtu, por më origjinë është shqiptar”, shprehu këngëtarja në një intervistë në “Abc news”. Megjithatë, ajo pohoi se nuk ka pasur një ceremoni martesore, ndërsa nëse flitet për një bebe është gjithmonë i mirëpritur. Pas 19 këtij lajmi, shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se: “Kjo dëshiroj të ngelet personale, por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”.

Ndërkohë, në fjalën e saj këngëtarja ka konfirmuar se ende nuk e ka kryer dasmën dhe se është e gatshme gjithashtu të mirëpres fëmijën e saj të parë. “Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur”, tha këngëtarja, duke u çuar në këmbë dhe duke zbuluar barkun me humor për të vërtetuar se nuk është shtatzënë. Por tashmë, me planet për t’u rikthyer në muzikë, duket se planet për një bebe duhet të presin edhe pak kohë./Panoramaplus

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X