Modelja e njohur Aarika Wolf ka ‘ndezur’ rrjetin me fotosesionin e saj më të fundit.
27- vjeçarja, e cila u nda nga i dashuri i saj, DJ Calvin Harris, muajin e kaluar është shfaqur provokuese bikini nga marka e njohur KAOHS Sëim. Bukuroshja po shijon beqarinë që nga ndarja me superyllin Calvin. Ajo ishte në lidhje me Calvin për katër vjet. Dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre pasi DJ i njohur u transferua në Ibiza.
Ish-çifti kishte jetuar më parë së bashku në Kaliforni, megjithatë, sipas The Sun, Harris dëshiron të kalojë më shumë kohë në fermën e tij në Ibiza. Thuhej se Harris kishte një vit të ngjeshur plot me performanca që do të thoshte se ai do të ishte larg saj për periudha të gjata kohore.