Monday, December 30, 2024
spot_img

Pas ndarjes nga lidhja e tij 20-vjeçare, ylli hollivudian nis romancën me aktoren seksi

- Advertisement -..

Jason Momoa ka lënë pas Lisa Bonet dhe tani ka një grua të re në jetën e tij.

Burime për “PEOPLE” tregojnë se ylli i Aquaman, së fundmi është takuar me Eiza González. Kjo vjen pasi ai dhe Bonet, njoftuan në janar të këtij viti se do ndaheshin pas gati 20 vitesh së bashku.

“Ata po takohen. Ai kujdeset për të. Ai është në një vend të mrekullueshëm, duke punuar për Fast X,” – thonë burimet.

Ndërsa një burim i afërt me Momoa dhe González shton: “Ata të dy janë të zënë me punë, por po argëtohen së bashku. Nuk është ende asgjë serioze.”
Jason Momoa është fotografuar më parë teksa merrte pjesë në premierën e filmit “Ambulanca” të 32-vjeçares Gonzalez muajin e kaluar, edhe pse ata nuk ecën bashkë në tapetin e kuq.

Me këtë lidhje aktori i “Dune” hodhi poshtë thashethemet se ai po takohej me Kate Beckinsale pasi u pa duke i dhënë asaj xhaketën e tij në festën e mëvonshme të “Academy Awards 2022” të Vanity Fair.

“Ajo është shumë e këndshme, unë u tregova një zotëri. Tani nuk po ia jap pallton askujt”,- u shpreh ai për Extra.

Ju kujtojmë që aktori dhe Bonet njoftuan në një deklaratë të përbashkët se do të ndaheshin në janar. Ata u martuan në nëntor 2007 dhe kanë një vajzë Lola Iolani, 14 vjeç, dhe djalin Nakoa-Wolf, 13 vjeç.

“Dashuria mes nesh vazhdon, duke u zhvilluar në mënyrat që dëshiron të njihet dhe të jetohet. Ne e lirojmë njëri-tjetrin që të jemi ata që duam të bëhemi,” thanë ata në deklaratë. “Përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë … duke u mësuar fëmijëve tanë çfarë është e duhura. Dashuria të mbizotërojë J&L.”

Nga ana tjetër një burim i tha PEOPLE se dy ish-partnerët duan të eksplorojnë gjëra të tjera pas ndarjes edhe pse ende kujdesen “jashtëzakonisht për njëri-tjetrin”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X