Që Kidës i pëlqen të bëjë ndryshime drastike në look, këtë e kemi mësuar prej kohësh. Ajo është si një kameleon i vërtetë dhe deri më tani ka provuar ngjyra nga më të ndryshmet mbi flokë. Ndërkohë që të gjithë menduam se ajo kishte rënë pak qetësi me këto ndryshime të shpeshta, Kida na ka surprizuar sërish.
Artistja është rikthyer te flokët e gjatë bjonde dhe këtë herë duket identike si Kim Kardashian, e cila u shfaq bjode pas shumë kohësh bjonde gjatë “Met Gala”.
Po ashtu Kida emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi shihet se është rikthyer te flokët e gjata. Kjo dhe makeup e bën atë akoma më shumë të duket si Kim.