Nga ngjarja e dhunshme mes reperëve që ndodhi dje,sot janë publikuar pamjet e plota të momenteve të dhunës së ushtruar ndaj Kleviol Ahmetit.
Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy, ka goditur me grushte e shkelma ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin. Nuk është hera e parë në të cilën reperi i njohur Noizy është përfshirë në sherre banale midis rivalëve të ndryshëm në industrinë e muzikës. Pas bërjes publike të këtyre pamjeve, Noizy ka treguar anën tjetër të medaljes. Në videon e bërë virale shihet Cllevio i vetëm, i shtrirë përtokë teksa goditet nga një grup djemsh mes tyre dhe Noizy.
Mirëpo këtë mëngjes reperi ka publikuar disa pamje kamerash ku pretendon se miku i Stresit nuk ka qenë vetëm, por shokët e tij e lanë në baltë.
“Ju siguroj që vetëm nuk ka qenë. Por katër makina me çuna. Që vetëm dy veta i dolën zot. Në bes e kanë prerë shokët e vetë që kishin ardhë me bo video gjithë me telefona në dorë,”-shkruan Noizy krahas videos.
Më tej ai shton se gjithë ngjarja nuk ka ndodhur në shtëpi, por në rrugë. Ku sipas reperit janë futur në lokalin e tij duke bërë si të fortë.