Fansat kanë spekuluar së fundmi se Kendall Jenner dhe Devin Booker mund të jenë ndarë pas disa rishikimeve që i kanë dhënë profileve të dyshes në rrjetet sociale.
Ylli i “The Kardashians”, 26 vjeç, dhe basketbollisti, 25 vjeç, nuk postuan asnjë foto për përvjetorin e tyre të dielën, ndërsa disa kanë pretenduar se vëllai i Devin nuk e ndjek më Kendallin në Instagram.
Fansa të tjerë kanë pohuar se ai ka arkivuar ose fshirë një foto të çiftit nga nata e ndërrimit të viteve, ku ata janë përqafuar me njëri-tjetrin.
Një person shkroi në Reddit: ‘Kendall dhe Devin mund të jenë ndarë.. Devin fshiu ose arkivoi foton e tij krahë Kendall nga Viti i Ri.’
Një tjetër shtoi: ‘Devin i hoqi të gjitha ‘like’- në postimet e Kendallit në Twitter. Vëllai i Devinit nuk e ndjek më Kendallin në IG.’
Dikush tjetër tha: “Asnjë postim apo histori për njëri-tjetrin”.
Dyshja u panë së bashku për herë të fundit të enjten e kaluar, ku po festonin ditëlindjen e Zack Bia dhe Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou në West Hollywood.
Devin ishte pranë Kendall muajin e kaluar në dasmën e motrës së saj të madhe Kourtney Kardashian.