Monday, September 23, 2024
spot_img

Pas problemeve shëndetësore, Meghan Markle ‘bën paqe’ me të atin

- Advertisement -..

Meghan Markle duket se po përpiqet të rregullojë marrëdhënien e saj me të atin! Thomas Markle, mësohet se sapo ka dalë nga spitali pasi u shtrua me urgjencë të hënën e kaluar.

“Ndihem shumë mirënjohës dhe me fat që jam ende gjallë. Dua t’i falenderoj të gjithë, veçanërisht mjekët që u kujdesën për mua. Ishin ëngjëj.”- u shpreh babai i Maghan Markle për Daily Mail, duke shtuar se ka marrë mesazhe nga pafund njerëz.

Ndërkohë, burime për The Mirror thanë se nga ana tjetër dukesha e Sussex-it është e shqetësuar për gjendjen e të atit dhe pavarësisht konflikteve që kanë mes tyre po përpiqet ta kontaktojë në mënyrë private. Kjo, sepse nuk do që asnjë pjestar tjetër i familjes të përfshihet në këtë çështje.

“Meghan s’mund të kontaktojë motrën sepse mendon që të gjithë kanë axhendat dhe punët e tyre. Nëse do të flasë me të atin, do ta bëjë në mënyrë private. Pa fotografë, Netflix apo gjëra të tjera publike.”– tha burimi.

Babai i Meghan u bë i famshëm për konfliktet me të bijën dhe mungesën e respektit të limiteve të saj. Ndërsa motra e Meghan ka shpërthyer ndaj dukesësh pasi babai i tyre u shtrua në spital si pasojë e një goditjeje në tru.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X