Saturday, September 21, 2024
spot_img

Pas prononcimit të Donaldit për ribashkimin e tyre, vjen dhe reagimi i Bora Zemanit

- Advertisement -..

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ribashkuar! Ky është lajmi kryesor në çdo media rozë dhe jo vetëm.

Pas shfaqjes së bashku në sfilatën e Valdrin Sahitit, videot e fotot e moderatores me aktorin po bëjnë xhiron e rrjetit. Ajo çfarë presim të gjithë tani është një reagim zyrtar nga dyshja.

Deri më sot, vetëm një komunikim të shkurtër kemi pasur nga Veshaj, i cili la të kuptohej që së shpejti do të vinte momenti për të sqaruar gjithçka.

Mirëpo ndryshe nga Donaldi, i cili nuk hezitoi të dilte para mikrofonit të gazetarëve gjatë eventit, Bora Zemani refuzon kategorikisht një prononcim për gazetarët. Gjatë after-party-t ajo është pyetur në lidhje me ngjarjen në fjalë. Por, akoma pa i lënë hapësirë gazetarit të bënte pytjen ajo ka reaguar me gjeste duke iu larguar kamerës.

Ju kujtojmë që Donaldi mbrëmjen që u organizua eventi postoi një video në instastorin e tij ku dukej fundi i fustanit të Bora Zemanit. Por nuk mbaron me kaq.Ai nuk hezitoi edhe të fliste për gazetarin e T7, i cili ndaloi ta pyeste moderatorin nëse e kishte takuar Borën gjatë mbrëmjes.

Edhe pse nuk dha një deklaratë të qartë ai u shpreh: “Vetëm nga këto pyetjet, të lutem është një super event dua ta shijoj si event. Këto pyetjet i bëjmë më vonë se okay.”

Më tej disa orë më parë Bora Zemani bëri postimin e parë në llogarinë e saj në Instagram, që pas publikimit të fotove të saj krah ish të dashurit. Menjëherë ndjekësit, duke lënë mënjëanë pjesëmarrjen e saj në sfilatën e Vladrin Saitit, kanë vërshuar në komente që lidhen vetëm me një emër: Donald Veshaj.

Të shumtë janë ndjekësit që të gjithë historinë e dashurisë, ndarjes dhe tradhtisë, e cilësojnë si “lojë për vëmendje”, duke mos ngurruar t’i kujtojnë moderatores romancën e Donaldit me për Beatrix në BBV.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X