Sunday, July 20, 2025
spot_img

Pas sherrit në koncertin e Ylli Limanin, Policia e Shqipërisë del me njoftim

- Advertisement -..

Një përplasje fizike mes dy personave në një lokal nate në Palasë të Shqipërisë ka përfunduar me procedim penal për prishje të qetësisë publike. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe ka shkaktuar tension dhe dëme materiale në ambient.

Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal”, thuhet në njoftim.

Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X