Gjatë këtyre ditëve e gjithë vëmëndja ka qenë sherri i bujshëm i Noizyt dhe Cllevios ku më pas reperit iu vendos dhe një lëndë plasëse në lokalin e tij.
Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit por ka dyshime të forta për miqtë e Cllevios.Megjithëse Noizy nuk i ka fajsuar askënd sepse nuk ka prova,por në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion.
Lidhur me këtë ngjarje e papritur ishte deklarata e fortë boksieri shqiptar Amarildo Bakaj i cili ka shprehur se fajtor për këtë veprim nuk është Cllevio apo miqtë e tij por vetë Noizy.
Sipas boksierit Klevisi e di shumë mirë që nese do i shpërthente lokalin do ia kishte rënduar situatën vetes duke u dënuar më shumë.
Boksieri vazhdon deklaratë duke shprehur se Noizy e ka vendosur vetë tritolin pasi e di që do fitojë dyfish para nga sigurimet për dëmet e lokalit dhe për ta dënuar Cllevion sa më shumë.