Egli Tako është njëra nga banoret e cila ka trazuar ujërat në ‘Big Brother VIP Albania’ e cila me karakterin e saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjet.
Kohës së fundit kanë qarkulluar shantazhe nga më të ulta për këngëtaren gjë që ka bërë të reagoj motra e saj duke iu lutur të mos prekin në moral se do t’i drejtohet organeve kompetente.
Duke filluar “Nëse me pyesni mua dhe familjen time me çfarë po shohim dhe dëgjojmë nuk është se jemi mirë. Të dal nga loja sepse kishte ditë që ishte keq nga temperature, nga stresi dhe nga gripi e të thonë që doli për abort, vetëm tek populli ynë shqiptarë do dëgjohen këto thashetheme gojësh të liga, mos me detyroni të filloj me denoncime për shpifje që mendja juaj e ndyre i pjell e me pas gojët tuaja të ndyra thonë, sepse çdo gjë ka limit” ishin fjalët e motrës së Eglit.
Kujtojmë se edhe familjarët e banoreve e përjetojnë po aq të njëjtin presion siç ata e përjetojnë brenda shtëpisë së famshme.
