Saturday, November 16, 2024
spot_img

Pas shumë vitesh, Britney Spears ribashkohet me djalin e vogël

- Advertisement -..

Këngëtarja e famshme, Britney Spears, është në rrugën e ribashkimit me djalin e saj të vogël, Jayden, 18 vjeç, sipas raportimeve nga Page Six.

Një burim i afërt me familjen ka zbuluar se 42-vjeçarja po kalon më shumë kohë me të birin, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve të tyre.

“Britney është e emocionuar që po krijon një lidhje të re me Jayden-in. Ajo është e lumtur që ai është kthyer dhe po punojnë për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme”, ka thënë burimi.

Jayden, i cili ishte zhvendosur në Hawaii vitin e kaluar së bashku me babanë Kevin Federline dhe vëllain Sean Preston, është rikthyer në Kaliforni, ku jeton Britney.

Aktualisht nuk dihet nëse ai po qëndron në shtëpinë e nënës së tij në Thousand Oaks, por ribashkimi i tyre po konsiderohet si një hap pozitiv.

Ndërkohë, djali i madh i Spears, Sean Preston, 19 vjeç, thuhet se ende jeton në Hawaii. Artistja nuk ka pasur ende kontakte të raportuara me të, një fakt që Jayden e kishte përmendur më parë në një intervistë për “Daily Mail” në shtator 2022.

“Mendoj se mami ka hasur vështirësi të na kushtojë vëmendje të barabartë. Ndihem keq për Preston-in, sepse nuk ka marrë mjaftueshëm dashuri”, kishte thënë ai.

Spears, e cila pritet të ndërpresë pagesat e mbështetjes për fëmijët pas mbushjes së 18-vjetorit të Jayden-it, mund të vazhdojë t’i ofrojë ndihmë derisa ai të përfundojë shkollën e mesme këtë vit, raportojnë burimet për “People”.

Gjatë 17 viteve, ajo ka paguar rreth 5 milionë dollarë për të mbështetur jetesën e djemve të saj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X