- Advertisement -..
Teksa po shijon javët e fundit të shtatzënisë, në orët e para të mëngjesit të së premtes u bë nami ngado me titujt: Rihanna i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj ASAP Rocky.
Arsyeja? Tradhtia, që kantautori i kishte bërë yllit me shoqen e saj, Amina Muaddi.
Por kjo doli të mos jetë e vërtetë pasi ka qenë vet stilistja që e para ka reaguar duke mohuar lajmet.
Mos vërtetësinë e lajmeve e vërtetojnë edhe fotot e fundit ku Rihanna u fotografua së bashku me ASAP Rocky në aeroportin Grantley Adams.