Situata mes Limit dhe Albës është ndërlikuar shumë së fundmi në shtëpinë e Ferma VIP, që pasi dyshja bënë seks para kamerave dhe vendosën të kenë një lidhje romantike.
Një paqëndrueshmëri në marrëdhënien e tyre është vënë re nga ana e Limit, i cili nuk është i qartë nëse ka apo jo ndjenja për Albën.
Marrë shkasë nga kjo, disa nga konkurrentët janë munduar t’i thonë Albës se Limi nuk e do, mirëpo kjo e fundit nuk e ka pranuar.
Një ndër banoret, me të cilën fermerja nuk i ka raportet e mira, Big Mama, e ka këshilluar Albën të kuptojë të vërtetën.
Big Mama: T’i kam thënë këto fjalë në fytyrë si njëri, si një shoqe shoqes, si një grua gruas. Ai ta ka thënë haptazi në çdo prime që nuk të do moj bijë. Një njëri që më poshtëron mua para krejt popullit shqiptar, para krejt njerëzve, dhe unë ta ulë veten kaq poshtë?
Alba: Ah sa gabim jeni ju.
Nga ana tjetër, një tjetër konkurrente e cila i ka qëndruar Albës shumë afër që prej fillimit, Esteri, ia ka thënë të gjitha në sy konkurrentes.
Esteri: Qëkur një mashkull të thotë dua “openrealationship” ti nuk duhet ta pranosh. Çfarë është kjo, unë bëj çfarë të dua, ti bën çfarë të duash dhe në fund të ditës flemë bashkë?
Alba: Shiko çfarë është më interesantja. Ai ato fjalë i thotë, por veprimet, reagimet, ndjenjat dhe muhabetet e tjera nuk lidhen fare me “openrelationship”.
Esteri: Ai po bën atë që do ai të bëjë dhe ai nuk të pëlqen ty.
Kujtojme se gjatë prime-t të fundit Alba dhe Limi janë pyetur nga moderatorja e programit nëse kanë ndjenja për njëri-tjetrin.
Mirëpo përgjigjja pozitive nuk erdhi nga të dy, pasi Limi u shpreh se nuk ka rënë në dashuri me askënd, ndërsa Alba rrëfeu se ka ndjenja për Limin.
Luana: Alba a ke ti ndjenja për Limin?
Alba: Besoj se kjo gjë kuptohet. Unë nuk e kam mohuar, as do ta mohoj.
Luana: A ke ti Limi ndjenja për Albën?
Limi: Jemi bashkë, kemi momente shumë të mira, ndajmë disa gjëra bashkë, disa ndjenja.
– Pyetja ishte: A ke ndjenja apo jo, se mua më ke thënë po, (e ndërpret Alba).
Limi: Ndjenjat tani varet, çfarë ndjenjash, në dashuri s’kemi rënë akoma. Kjo është përgjigjja.