Edhe pse u duk sikur shfaqi shenja xhelozie ndaj Luizit, Kiara Tito sërish është treguar e tërhequr nga marrëdhënia e mundshme me të.
Në një bisedë me banorin tjetër, Ronaldo Sharkën, Kiara ka rrëfyer për lidhjet e saj të mëparshme, duke shtuar se nuk mendon të krijojë marrëdhënie me Luizin.
“Me Luizin nuk e mendoj fare lidhjen. Vazhdoj të jem po njësoj si kam qenë në ditën e parë. Jam shumë e kujdesur, dhe e vendosur se nuk i kam besë njeriu. Këtu jemi në lojë. Dikush mund të luajë, por nuk e lejoj të luajë askush me ndjenjat e mia”, tha ndër të tjera Kiara.
Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.