Teksa fotot e saj me të dashurin misterioz po bëjnë xhiron e rrjetit, Kida ka reaguar në mënyrë indirekte.
Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan: “Unë në të vërtetë, duke punuar dhe mos u ndalur kurrë“. Artistja si duket ka dashur tu shpëtoj zërave dhe të tregojë se është e fiksuar vetëm te puna.
Zërat se Kida është në një lidhje dashurie me një moshatar të saj që jeton në Dubai kanë kohë që qarkullojnë. Së fundmi, artistja nga Kosova është fotografuar duke shijuar pushimet në Ulqin bashkë me Ajbin, djalin që i ka vjedhur zemrën.
Ata shihen tek qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe duke takuar disa miq teksa vihet re edhe një ngjashmëri e madhe mes të dashurit të këngëtares dhe Butrint Imerit.
Megjithatë, deri tani nuk kemi një konfirmim zyrtarë nga palët.
Nga ana tjetër, po të hedhim një sy në profilin e Kidës në Instagram, do të vëmë re vizitat e shpeshta në Dubai. Kështu ajo na lë të mendojmë se djali misterioz ia paska rrëmbyer zemrën artistes duke e bërë që ajo ta vizitojë më shpesh destinacionin ku ndodhet dhe partneri i saj.