Pak ditë më parë u zbulua se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do bëhen prindër për herë të parë.
Këngëtarja e njohur është në pritje të ëmbël sipas Kryefjala.com dhe së shpejti do sjellë në jetë fëmijën e parë të saj dhe reperit. Nga vetë çifti nuk ka ende asnjë reagim teksa në rrjetet sociale Eni është shfaqur në super formë dhe barkun e sheshtë. Megjithatë, kjo është një taktikë që personazhet publike përdorin shpesh kur janë shtatzënë: postojnë foto të vjetra.
Ndërkohë, ajo ka postuar edhe foton e parë pas lajmeve duke u treguar e kujdesshme për të mos ekspozuar barkun. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur një veshje të gjerë sportive që mbulonte gjithçka. Teksa komentet nga ndjekësit kanë qenë të shumta duke e uruar për shtatzëninë ndonëse Eni ka vendosur mos të reagojë.