Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Për herë të parë pas 2 vitesh çiftet shmangën njëri-tjetrin

- Advertisement -..

Princ William, Kate Middleton, Princ Harry dhe Meghan Markle morën pjesë në Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve të premten, por nuk u ulën pranë njëri-tjetrit.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u ulën në anën e djathtë të Katedrales së Shën Palit pas mbërritjes. Dyshja zunë të njëjtin vend si Princesha Anne, Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles.

Në të njëjtin rreshtin por në krah të kundërt, Duka dhe Dukesha e Sussex u ulën me Princeshën Eugenie, Princeshën Beatrice dhe bashkëshortët e tyre përkatës, Jack Brooksbank dhe Edoardo Mapelli Mozzi.

Njerëz nga Pallati Mbretëror kanë thënë për ‘Page Six’ të enjten se djemtë e Charles nuk kanë plane të flasin ndërsa të dy po marrin pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth. “Për momentin, nuk duket e mundshme që Harry dhe Meghan dhe William dhe Kate të takohen veçmas gjatë festimeve të jubileut”, tha burimi. “Sigurisht që nuk ka asgjë në agjend për momentin.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X