Këngëtarja e njohur Egli Tako e cila së fundmi është bërë pjesë e Big Brother Vip, ka folur për herë të parë për ndarjen e saj me aktorin e humorit, Olsi Bylyku.
Teksa ka qenë duke biseduar me dy nga banoret e shtëpisë, Egli ka rrëfyer se pavarësisht pakënaqësive që sollën ndarjes mes tyre, ajo e respekton aktorin dhe është përpjekur të mbajë mend vetëm momentet e bukura të pesë viteve lidhje.
“Kam zgjedhur të mos ndajë detaje, nuk e kam bërë dhe atëherë kur ziente dhe vlonte gjëja. Kam respekt. Kam zgjedhur mirënjohjen. Domethënë njerëzve, kur ju bën 1000 mijë të mira dhe ju bën 1 të keqe dhe mbajnë mend të keqen, unë kam zgjedhur të jem ky njeriu që do mbaj mend këto të mirat dhe atë të keqen do ta mbaj këtu në veten time gjithmonë” tha këngëtarja.
Ndër të tjera ajo shtoi se edhe pse lidhja e tyre ishte bërë publike ajo mbetet një ndjenjë private të cilën këngëtarja e konsideron “të shenjtë”.
“Është gjëja ime private, është marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Këtë e kam të shenjtë dhe do ta mbaj me veten time gjithmonë për respekt të pesë viteve që kam ngrënë dhe kam pirë dhe kam kaluar aq shumë kujtime të bukura dhe për hir të gjithë dashurisë. Unë kam këtë lloj konsiderate,” u shpreh Egli.