Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Për këtë arsye të veçantë, Grida Duma e mban njërën dorë gjithmonë në xhep

- Advertisement -..

Nga një figurë politike, Grida Dumën tashmë jemi mësuar ta shohim jo vetëm si prezantuese por edhe të ftuar në emisionet argëtuese të televizionit ‘Top Channel’,  ku si gjithmonë ndan me shikuesit mendime dhe ide të ndryshme për çështje të ndryshme. Por një veprim që e identifikon atë është padyshim gjesti i njërës dorë në xhep teksa është duke prezantuar dhe Duma ka një arsye të veçantë për të shpjeguar këtë detaj.

E ftuar sot në “Wake Up” ajo ka shpjeguar se është një gjestikulacion për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë. Ajo tregoi se “Top Story”, nuk zhvillohet më ulur apo në tavolinë dhe se kishte nevojë për një element të vetin mbështetës mendor që i jep sportivitet në sjellje.

“Besoj se në gjestikulacionin e kujtdo për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë, secili ka nevojë për një tik. Pra dikush ka nevojë për një stilolaps, dikush ka nevojë të mbajë telefonin në dorë, dikush të mbajë një letër në dorë. Një njeri i cili duhet të rrijë, ju e shikoni që “Top Story” tani nuk zhvillohet më ulur, apo në tavolinë. Unë kam qenë pro kësaj sepse mendoj që gjuha e trupit flet e gjitha kur komunikon sidomos një politikan.

Politikani nuk bën show, flet vetëm me lirshmërinë që ka në gjestet e veta, me vetëbesimin që ka tek imazhi i vetë, qoftë edhe me stilin që ka, mënyrën si vishet dhe sa udated është ky që të prodhojë të ardhmen. Është e ardhmja? Pretendon që do të të japë të ardhmen? Po, në qoftë se ky një njeri në imazhin e vetë nuk e reflekton fare këtë, do të thotë që nuk lidhet me kohën.

Në këtë kuptim, në qoftë se unë e zhvilloj të gjithën “Top Story-n” në këmbë, secili ka nevojë për elementin e vetë mbështetës mendor që t’i japë një sportivitet në sjellje. Sepse po të jetë komplet statike, atëherë asnjë element nuk të ndihmon të rrish dy orë në atë pozicion. Duhet një tik i caktuar i cili të çlirojë ngarkesën dhe të komportohet mirë me veten. Unë nuk dua të bëj atë kthimin e përgjigjes që do të ishte shumë klishe që ma thonë miq që thoi që jam duke futur dorën në xhepin tim, në fund të ditës”, shprehet Grida Duma.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X