Saturday, July 27, 2024
spot_img

Përfundimisht të ndarë me Don Xhonin! Modelja ruse vjen me një postim në gjuhën shqipe!

- Advertisement -..

Ariana Lirey nga Rusia u bë e njohur në vendin tonë pas romancës që pati me Don Xhonin.

Modelja dhe reperi shqiptar pas njohjes në rrjete sociale ku rusja shprehte hapur pëlqimin për Xhonin, fytyrën e të cilit e kishte bërë tatuazh në dorë, u takuan në Dubai ku kaluan disa ditë së bashku.

Teksa raporti i tyre konsiderohej lidhje dhe u duk se gjërat po shkonin për mrekulli, dyshja konfirmuan ndarjen, e cila bëri bujë të madhe në media pasi u përcoll me akuza dhe poste publike.

Por ndonëse i ndanë përfundimisht rrugët, Ariana duket se akoma është e përfshirë me shqiptarët.

Në një postim të radhës të shpërndarë në InstaStory, modelja flet shqip dhe duket se dërgon një mesazh të qartë.

“Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri”, ka thënë ajo.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me artistin shqiptar megjithëse lë të dyshohet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X