Një zhvillim që ka marrë vëmendjen e njerëzve në mediat sociale ka ndodhur në showbizin shqiptar mbrëmjen e djeshme, me protagonist dy ish-banorët e BBVK, Xheneta Fetahun dhe Drilon Ramën.
Xheneta ka publikuar disa biseda telefonike me fituesin e edicionit të tretë të BBVK, duke e akuzuar atë për sjellje të pandershme dhe kërcënime. Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës, duke lënë të kuptohet qartë se ka prirje për flirt me të. Për më tepër, ai shprehet se nuk ka më interes për Sara Kolamin.
Në një pjesë të audios, Driloni i drejtohet Xhenetës me fjalët:
“S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty”.
Sipas Xhenetës, ajo vendosi t’i publikojë këto incizime pasi ishte e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i vet. Ajo nuk dha detaje të tjera mbi natyrën e kërcënimeve, por theksoi se dëshironte të mbrohej dhe të tregonte të vërtetën për sjelljen e Drilonit pas përfundimit të spektaklit.
Pas publikimit të bisedave, boksieri ka reaguar përmes një videoje të postuar në InstaStory, ku ka pranuar se komunikimi me Xhenetën ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka dhe lojë, e cila ka ndodhur në javën e parë pas përfundimit të BBVK3. Ai tha se në atë moment ende ndiente ndikimin e qëndrimit brenda shtëpisë së famshme dhe se bisedat nuk ishin serioze.