Australisë lindore i është dashur të përballet me një stuhi të jashtëzakonshme që ka sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje masive, duke izoluar rreth 50 mijë banorë dhe duke marrë jetën e një personi. Situata është përshkruar si një “katastrofë natyrore e tmerrshme” nga vetë kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Means.
Autoritetet kanë mbyllur mbi 100 shkolla, ndërsa paralajmërimet për evakuim janë shpërndarë për dhjetëra mijëra qytetarë. Mbi 2,500 punonjës emergjence janë angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe menaxhimit të situatës, ndërkohë që reshjet pritet të arrijnë deri në 300 mm deri ditën e premte.
Komunitete të tëra janë zhytur nën ujë dhe shumë rrugë janë bërë të pakalueshme. “Po përgatitemi për më të keqen në orët në vijim,” paralajmëroi Means, duke theksuar se përparësia tani është siguria e jetëve njerëzore.
Meteorologët paralajmërojnë se kushtet ekstreme nuk do të qetësohen menjëherë, ndërsa qytetarët janë të lutur të ndjekin me përpikëri udhëzimet e emergjencave dhe të qëndrojnë larg zonave me rrezik të lartë.