Një debat me tone të ashpra, por që duket se ishte më shumë në kuadër të humorit ironik, ndodhi së fundmi në emisionin e gazetarit Ronaldo Sharka, ku e ftuar ishte ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Krisa Çaushi.
Gjithçka nisi kur Ronaldo, në mënyrë spontane dhe me një ton sarkastik, i tha Krisës: “Je e ftuar koti”.
E befasuar nga kjo hyrje, Krisa reagoi menjëherë: “Unë e ftuar koti? Përse jam e ftuar koti, Ronaldo?”.
Gazetari vijoi me të njëjtin stil: “Se di, u pendova që të mora në emision”.
Biseda mori formën e një replike të drejtpërdrejtë, por me shumë gjasë në frymë shakaje dhe loje me fjalët, siç ndodh shpesh në studio.