Këtë lajm të çuditshëm e publikoi profesori i kriminologjikës Ervin Karamuço.Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Profesori Karamuço shkruan se një personazh mjaft i njohur në botën e showbiz-it shqiptar, shkon rregullisht në një poligon qitjeje. Por ka akoma.. sipas Karamuço në vend të shënjestrës, Kjo VIP-e përdor foton e vjehrrës së saj.
Ja si shkruan ai :
“Klodiana Lala nuk e kisha imagjinuar kurrë që një personazh shumë i njohur publik i showbiz, që frekuenton rregullisht poligonet e qitjes, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Rast studimor kriminologjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë tonë…”
Nuk dihet akoma për kë bëhet fjalë mirëpo shokuese është e vërteta e këtij informacioni që profesori vendosi ta shpërndante.