Friday, November 1, 2024
spot_img

Monika Lubonja hedh akuza të forta mbi produksionin e BBV

- Advertisement -..

Monika Lubonja është një ndër personazhet më të komentuar të Big Brother Vip.

Sidomos pas daljes së saj nga shtëpia, aktorja ia doli të qëndronte në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj herë pas here. Nuk janë të pakta rastet, kur Monika komunikon virtualisht me ndjekësit e saj. Edhe së fundmi, fansat e ish-banores së BBV kanë pyetur dhe Monika nuk ka hezituar të përgjigjet. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pyetjet më të shumta ishin rreth miqësive me ish-banorët e Big Brother.

Mirëpo çfarë tërhoqi vëmendje nga përgjigjet e Monika Lubonjës ishte njëra në lidhje me Donald Veshajn.

“Po me Donaldin (a ke miqësi)? Nuk është më mik i mirë. Gjithsesi momentet tuaja në Big i shikojmë ende.”-ishte pyetja e ndjekësit.

Aktorja nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se në të vërtetë miqtë duan kohë dhe asgje nuk është si duket. Përveç kësaj, Monika hodhi dhe një thumb, për organizatorët e spektaklit duke u shprehur me fjalë të tjera se janë ato që vendosin si del një njeri në sytë e publikut.

“Miqtë duan vite dhe kohë të quhen të tilë, nuk mjafton një format televiziv.Të gjithë janë të mirë ose jo, varet nga montazhi,”– është shprehur Monika.

Kujtojmë që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Lubonja ka thënë se ka ngelur pak e zhgënjyer nga formati sepse kishte dhënë më shumë seç duhet brenda shtëpisë.

‘’Më vjen keq shumë në momentet kur jep shumë nga vetja, që iu beson, që iu ke ndenjur pranë në momente të vështirë për lojë, për momentet që kalojnë njerëzit dhe këtë miqësinë ta kthejnë në boomerang. Kjo është gjëja që mua më vret më shumë dhe po të rri ftohtë, do jem më mirë sesa kur jap. Zhgënjimi vjen në momentin kur ti jep maksimumin dhe ke mbajtur shumë ekuilibra. Ti ke dhënë gëzim, atmosferë jo që e lehtë për mua dhe mentalitetin tonë. Pastaj njerëzit dhe shumë gjëra të diskutohen në ato nivele që ti nuk pret. Nuk them se është zhgënjim, pasi zhgënjimi për mua është diçka shumë e madhe’’, tha Monika.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X