Thursday, May 15, 2025
spot_img

Planet e Borës dhe Donaldit për një fëmijë, pas suksesit në biznes e televizion

- Advertisement -..

Lidhja e Borës dhe Donaldit po shkon drejt formalizimit. Çifti, i cili u ribashkua muaj më parë, aktualisht janë të angazhuar te karrierat e tyre, por edhe bizneset. Megjithatë, fokusi vijon të jetë familja. Herë pas here në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi se moderatorja është në pritje të ëmbël. Por këtë herë Bora ka zgjedhur të flasë. Bashkë me Donaldin, Bora pranoi se kanë në plan për një fëmijë, por aktualisht ajo nuk është në pritje të ëmbël.

“Planet janë gjithmonë. Po kështu gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Nuk ka”. Prezantuesja, e cila është goxha aktive në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi një foto, e cila i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo mund të jetë në një pritje të ëmbël. Në foton e publikuar në ‘Instagram’ Bora shihet teksa vendos dorën në formë zemre te barku ku shkruan: “Na kapi nostalgjia sot… dhe kemi shumë foto të papostuara”, shkroi ajo.

Edhe gjatë kohës që prezantonte “Dancing with the Stars”, Bora u përfol për një shtatzëni. Lajmin e bëri të ditur një parashikuese, e cila ishte e ftuar në “Shqipëria Live” dhe tha se Bora ishte shtatzënë. Mirëpo moderatorja i hodhi menjëherë poshtë spekulimet gjatë natës së “DWTS”, duke shuar kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme. “Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë… Deri muajin tjetër prisni për një përgjigje tjetër”, tha Bora.

Mirëpo, edhe pas kësaj deklarate, prezantuesja bëri që fansat të aludojnë se planet për të zgjeruar familjen mund të jenë shumë të afërta. Që pas ribashkimit të çiftit, ata shfaqen kudo bashkë. Moderatorja e pranoi zyrtarisht lidhjen me Donaldin në fillim të tetorit, ku ishte dhe e ftuara e parë e vëllezërve Vesha. Përveç karrierës, rrëfeu si asnjëherë më parë detaje nga jeta e saj personale, por edhe si janë raportet e saj tashmë me Donald Veshajn.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X