Sara dhe Pajtimi mundohen ta shijojnë lidhjen e tyre në privatësi që pas daljes nga “Big Brother VIP”, por nuk mungojnë komentet apo ngacmimet në rrjetet sociale.
Së fundmi blogerja postoi në Instagram një foto-album, ku shkroi: “Mos më beso asnjëherë kur them që jam gati për 5 minuta.”
Pikërisht kjo fjali bëri të kuptojmë se zënkat mes çiftit janë për vonesat, pasi dhe PM i komenton: “Vetëm 5 minuta a”.
“Ti mos fol se vonohesh për vet, Ciao”, ia kthen Sara.
Sarah tha disa kohë më parë në një intervistë se është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre.