Dua Lipa dukej si gjithmonë me stil, teksa u fotografua duke ecur rrugëve të Paris-it me shokun e saj, stilistin e njohur, Simon Porte Jacquemus.
Këngëtarja, 26 vjeçe, e cila ndodhet në kryeqytetin francez, ndërsa turneu i saj Future Nostalgia vazhdon nëpër Evropë, kishte veshur një bluzë kafe të hapur, e cila ishte e tejdukshme dhe xhinse me bel të lartë.
Look-un e saj Dua e kishte kompletuar me sandale me takë plotë shkëlqim, një çantë të vogël të zezë dhe sigurisht buzëqeshjen rrëzëllitëse në fytyrë. Ylli i popit mbante një palë syze statement, teksa flokët e saj brune me onde i mbante të lirshme mbi supe me një grim si shimicën e kohës natyral.
Ndërkohë, themeluesi i Jacquemus, Simon, krijuesi i çantës së vogël Le Chiquito – tërhoqi vëmendjen me një këmishë rozë të ndezur, bluzë të bardhë dhe xhinse të gjera.
Dyshja dukej se po shijonin motin e ngrohtë dhe me diell të majit, ndërsa darkuan në një “restorant” të hapur në natyrë përpara se të bashkoheshin me një grup miqsh të tjerë.
Dua më pas e përfundoi ditën e saj xhiro nëpër qytet me Porsche-në e verdhë të Simon.
Pas ditës së gjatë, Dua Lipa nuk harroi edhe ndjekësit e saj duke ndarë në Instagram një sërë fotosh nga Parisi teksa shijonte pushimet, duke përfshirë kalimin e kohës me Simon.
Ajo pozoi perpara Kullës Eifel, përpara se të shijonte natën me ekipin e saj, nën shoqërinë e alkoolit.
Ajo dhe Simon dukeshin të lumtur teksa shijonin pijet, ushqimin dhe aktivitetet në një mori fotosh lozonjare të postuara në faqet e tyre përkatëse në Instagram.