Dy këngëtarët mjaft të njohur shqiptar, Lind Islami dhe Venera Lumani do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ëmbël artistët e kanë dhënë përmes një albumi këngësh të publikuar së fundmi, ku njërën prej tyre ia kanë dedikuar foshnjës që pitet të vijë në jetë.
Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një pjesë nga kënga, Venera shkuan: Po jetojmë momentin më të bukur të jetës.
“Erdhi dita, çeli jeta e re për ne, u rrit zemra e më shumë nxen brenda. Mezi pres me ti pa sytë, me ta puth dorën e butë, e me t’përkund me nina-nana”, thuhet në vargjet e këngës për beben e tyre.
Ndërkohë, në videoklipin e këngës Venera dukej mjaft e bukur me barkun e rrumbullakosur, ndërsa kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër.