Saturday, August 2, 2025
spot_img

Portieri i Bayern humb djalin gjashtëvjeçar

- Advertisement -..

Portieri i Bayern Munich, Sven Ulreich, ka dhënë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të djalit të tij në moshën gjashtëvjeçare. Gardiani gjerman, ka njoftuar se djali i tij, Len, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i ka marrë jetën. Ulreich shkruan se vendimi për ta bërë publike historinë ka qenë i vështirë, por u vendos për sjellë qartësi te njerëzit e afërt dhe publiku.

“Me trishtim të thellë që njoftojmë sot se djali ynë Len ndërroi jetë disa javë më parë, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë. Vendimi për ta bërë publike historinë tonë është jashtëzakonisht i vështirë për ne, por një hap i rëndësishëm për ne si familje, për të sjellë qartësi te njerëzit përreth nesh dhe te publiku. Së bashku me vajzën tonë, po përpiqemi të gjejmë rrugën për të ecur përpara, hap pas hapi. Një falënderim i veçantë për familjet tona, miqtë tanë dhe Bayern Munich për diskrecionin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë muajve të fundit: kjo ka kuptuar shumë për ne. I lutemi publikut dhe përfaqësuesve të mediave të jenë të respektueshëm ndaj privatësisë sonë.Ju lutemi të përmbaheni nga pyetje të mëtejshme apo deklarata”, shkruan Ulreich.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X