Moderatorja Aulona Musta ka krahasuar tekstin e këngës “Sekret” të Ronela Hajatit në Eurovision, me atë të përfaqësueses së Spanjës e cila u rendit në vendin e tretë.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Open” në News 24, moderatorja lexoi tekstin e këngëtares spanjolle Chanel për t’iu kundërpërgjigjur kritikave për tekstin e “Sekret”.
Nga ana tjetër, kompozitorja Diana Ziu në mendimin e saj për këngën, u shpreh se sipas saj teksi i këngës “Sekret” nuk është as poezi por një tekst që s’thotë asgjë.
Pjesë nga biseda:
Ardit Çuni: Se kuptoj ku qëndron problemi me këtë poezi.
Kompozitorja Diana Ziu: Ky është ‘no comment’, asgjë nuk shkon. Dikush tha poezi, nuk është poezi, as tekst nuk është. Janë ca fjalë të vendosura me atë “hej” për t’u sinkronizuar,
Aulona Musta: Tani unë do të lexoj tekstin e spanjës:
Pik pak nga cola ime, aaa, pak e egër, lëvize pa pa pa, ja kështu, pa pa pa, prapaniza hipnotizuese të bën që ta kërkosh më shumë, më shumë , më shumë.
Ky është teksti i vendit të tretë, me qenë se Eurovisioni ka këto super standarde që ne nuk i plotësokemi dot.
Kompozitorja Diana Ziu: Në statusin tim që kam hedhur në finale që edhe vetë Eurosong ka krizat e veta për këngët që janë çuar për hir të atij që ka bërë kontratën, që e ka bërë si biznes këtë festival. Nuk marr përsipër të analizoj Eurosongun këtu. Unë nuk jam dakord me ty që bën paqe me atë gjënë që kishe përkthyer dhe që lexove dhe me këtë tekst që thotë asgjë.
Rober Aliaj: E gjitha ishte vulgare,e gjitha ishte paçavure. Unë nuk kam në mend të merrem me njerëz të papjekur atje dhe që skanë idenë se çafrë thonë. Më vjen keq për Aulonën, po dëgjoj gjëra që më çuditin. Këtu nuk ka një njeri që bën një analizë dhe një kritikë.