Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka prekur me postimin që ka bërë së fundmi në rrjetin social Instagram ku ka publikuar një pjesë nga ditari i saj i 24 marsit 1999.
“24 Mars,e merkure,1999 (pjese nga ditari im)
“Eshte ora 20:00 ,mu po me dridhet dora se qetash po e di se situata ne Kosove eshte shume dramatike,prandaj ka nderhy NATO.E tash na e kan nal rrymen”- ka shkruar Vesa në kujtim.
“Kam qene 13 vjece..shume trishtim.. Shume e vertete! Deri vone nuk e kam kuptu rendesine e ditarit! Por fal prinderve te mij qe me kan shty te shkruaj qe 10 vjece ,sot kujtoj shume gjera me vlere!”- ka sqaruar ajo më tej në një koment.
Prekëse! Këngëtarja shqiptare ndan pjesë nga ditari i saj personal i vitit 1999, përshkruan frikën e saj gjatë luftës në Kosovë!
- Advertisement -..