Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Prekje dhe përqafime/ Dua Lipa shfaqet krah aktorit

- Advertisement -..

Dua Lipa dha një koncert fantastik në Madrid mbrëmë në kuadër të ‘Nostalgia Ultra Tour’ dhe për disa orë u bë mbretëresha e kryeqytetit spanjoll.

Megjithatë, askush nuk e priste atë që ndodhi pas koncertit. Imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Dua Lipën e shoqëruar nga aktori Aron Piper pas performancës së saj në një klub nate në Madrid.

Piper u bë i famshëm për rolin e tij si ‘Ander’ në Elite , një serial televizive spanjolle e Netflix.

Së bashku dhe shumë të afërt dy artistët vazhduan festën në një klub nate në Madrid, duke shijuar në maksimum kërcimin, përkëdheljet dhe shikimet mes njëri-tjetrit.

Imazhet tregojnë një qëndrim shumë të afërt mes aktorit 25-vjeçar dhe këngëtares 26-vjeçare të hiteve globale si ‘Cold Heart’, ‘New Rules’ dhe ‘Break my Heart’.
Aron Piper ka përfunduar lidhjen me modelen katalanase Jessica Goicoechea.

Megjithatë, Dua Lipa dhe Piper nuk kanë një konfirmim zyrtar nëse ata janë bashkë apo jo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X