Saturday, July 27, 2024
spot_img

Premiera e Top Gun-Maverick/ Duka dhe Dukesha e Kembrixh “rrëmbejnë” vëmendjen e të gjithëve në tapetin e kuq

- Advertisement -..

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë bërë një paraqitje magjepsëse, krah yllit kinematografik Tom Cruise në premierën e shumëpritur të Top Gun-Maverick në Mbretërinë e Bashkuar.

Legjenda e Hollivudit prezantoi Princin Uilliam dhe Kate Middleton me kastin e aktorëve të tjerë të filmit, teksa një model avioni u shfaq mbi tapetin e kuq në sheshin Leicester.

59 vjeçari Cruise, ka marrë përsipër rolin e togerit të marinës Maverick, i cili vjen 30 vjet pas origjinalit ikonë.

Aktori u shpreh për gazetarët se ai dhe Duka e Kambrixhit ndanë disa interesatë përbashkët: “Ne kemi shumë të përbashkëta. Të dy e duam Anglinë dhe të dy jemi aviatorë, të dyve na pëlqen të fluturojmë,” -u shpreh William.

Duka dhe Dukesha dukeshin shumë klas në tapetin e kuq. William kishte zgjedhur të vishte një një smoking të Alexander McQueen, ndërsa Middleton shumë elegante me një fustan të zi me një shirit të bardhë te pjesa e bustit të Roland Mouret.

Cruise u shpreh i lumtur që u rikthye në tapetin e kuq: “Më pëlqen ajo që bëj, më ka pëlqyer gjithmonë dhe po e shijoj edhe më shumë tani.Veçanërisht pas dy viteve të fundit, një ngjarje si kjo është e jashtëzakonshme.”

Ai gjithashtu foli plot emocion për ngjarjen “e rëndësishme” jubilare të Mbretëreshës në Windsor disa ditë më parë, në të cilën mori pjesë.

“Unë mendoj se jam i pandashëm me Anglinë. Unë kam bërë filma këtu për 40 vjet. E dua këtë vend,” tha ai për “Sky News”.

Cruise bëri një hyrje më modeste në këtë premierë krahasuar me debutimin në SHBA në fillim të këtij muaji, kur ai u ul me një helikopter në San Diego.

Top Gun-Maverick ka pasur disa vlerësime të mira dhe ka një kastë të yjeve, duke përfshirë Miles Teller, Jennifer Connelly, Monica Barbaro, Val Kilmer, Jon Hamm dhe Glen Powell. Ky film ishte projektuar të dilte që në vitin 2019, por u shty në mënyrë të përsëritur për shkak të pandemisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X