Thursday, September 26, 2024
spot_img

Prishet miqësia e tij me Arjola Demirin? Atdheu zbulon çfarë ka ndodhur mes tyre dhe bën deklaratën e papritur

- Advertisement -..

Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ Atdhe Xharavina është përfolur goxha në lidhje me krisjen e miqësisë së tij të ngushtë me Arjola Demirin. Madje nuk kanë munguar edhe postimet ‘thumbuese’ në rrjetet sociale në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Atdheu ka folur së fundmi në një intervistë për ‘ Mirage’ ku zbulon se si i kanë raportet me njëri-tjetrin. Gjatë periudhës së BBVIP ish-konkurrenti hyri në shtëpinë e famshme për të sqaruar keqkuptimin që pati mes Arjolës dhe Antonela Berishës. Sipas tij ai u ndje i obliguar të rregullonte situatën për hir të shoqërisë që ka me aktoren.

Ai tregoi se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar pak, por kanë një miqësi shumë të sinqertë, pa interes dhe mund t’i mbesë hatri për diçka shumë të vogël pra gjëra që rregullohen.

Atdheu u shpreh se Arjolën do ta mbështesë sa të ketë jetë pasi ajo iu është gjendur pranë kur ai ka ardhur në fillim në Tiranë.

“Ishte një sqarim sepse u përmend emri im në dy tre raste dhe u detyrova te shkoja dhe duke marrë parasysh kohën e gjatë që kam pasur shoqëri me Arjolën e ndjeva veten që duhej të shkoja. Sot raporti jonë ka ndryshuar pak por unë e kam thënë dhe më parë që sido që të jetë situata… E di si është puna , të kesh një shoqëri të sinqertë, pa interes dhe të na mbesi hatri për diçka pa lidhje, kështu nga dy- tre dit na mbet hatri për diçka por rregullohemi.

Unë Arjolën do ta mbështes sa të kem jetë sepse ka qenë e vetmja që kur kam ardhur në Tiranë më ka mbështetur, kam pasur shoqëri por ajo më ka përkrahur më së shumti”– deklaroi Atdheu.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X