“Big Brother VIP 4” do të nisë më 21 dhjetor, duke rikthyer emocionet dhe spektaklin në ekran. Lajmi është bërë i ditur përmes promos së emisionit, ku protagonisti kryesor është moderatori i emisionit, Ledion Liço. Në videon promovuese, Ledioni sjell disa nga batutat e tij më virale nga edicioni i kaluar, duke krijuar një atmosferë argëtuese dhe plot humor.
Megjithatë, një moment në promo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit në rrjetet sociale. Në një skenë, Ledioni shfaqet duke mbajtur në duar një libër me titullin “Mirëmbrëma yje”, një detaj që shumë e kanë interpretuar si një “kunjë” ndaj moderatores së mëparshme, Arbana Osmani.
Kujtojmë që fraza “Mirëmbrëma yje” është bërë e njohur përmes përshëndetjes së Arbanës në “Big Brother” dhe tani është titulli i emisionit të saj të ri.